E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dedikimi prekës i kolegëve për mësuesen që ra nga pallati
Lajme

Dedikimi prekës i kolegëve për mësuesen që ra nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, ku një 50-vjeçare ka humbur jetën.

50-vjeçarja Roza Deliu mësuese në shkollën “Mark Dashi”, ka rënë nga kati i dytë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Ndërkohë kolegët e saj, në faqen e Facebook-ut të shkollës kanë shkruajtur një mesazh të ndjerë për 50-vjeçares.

Ja postimi I plotë:

Faqja e shkollës në fb ka gjithnjë qëllimin të shpërndajë më të bukurën, më pozitiven e më argëtuesen që në shkollën tonë ndodh e, kur hapëm këtë faqe, nuk e kishim menduar kurrë se një ditë do të na duhej ta përdornim për t’ju dhënë edhe lajmin më dramatik.

Sot me zemrën që na dridhet dhe mendjen që nuk e beson e nuk e rrok dot lajmin që s’do të donim t’a merrnim kurrë, ju bëjmë me dije se kolegia jonë e shtrenjtë, mikja jonë e çmuar, gruaja e vlerë dhe mësuesja e palodhur, Roza Deliu, u largua nga jeta duke na lënë një zbrazëti të madhe.

Nuk është e lehtë për ne, stafin e shkollës të ndajmë me ju këtë lajm të zi e të rëndë sepse Roza për ne ish dhe është e shtrenjtë dhe e pazëvendësueshme.

Ngushëllimet tona më të ndjera familjes së saj të mrekullueshme dhe gjithë të afërmve të tjerë. Lamtumirë, gruaja me sytë e bukur, të qeshur e të gjallë, mësuesja që kurrë s’u lodh e dha më të mirën, kolegia e dashur e gjithnjë fjalëëmbël!

Lamtumirë, e bukura dhe e mira Roza që qysh tani na mungon e të ardhtë e lehtë lëndina!

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.