Degjeneron sherri, çifti i të rinjve ‘bëjnë për spital’ 45-vjeçarin
Një konflikt fizik i regjistruar në Plasë të Maliqit ka përfunduar me një person të plagosur dhe me nisjen e procedimit penal ndaj dy të rinjve të përfshirë në ngjarje.
Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariati i Policisë Maliq kanë referuar materialet në prokurori, duke nisur procedim penal për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje” ndaj shtetasve me inicialet A. Sh., 25 vjeç dhe J. K., 18 vjeçe, të dy banues në Kamenicë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se dy të rinjtë janë përfshirë në një përplasje fizike me një 45-vjeçar në fshatin Plasë. Si pasojë e konfliktit, ky i fundit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka bërë të ditur se konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rrethanat apo marrëdhënien mes personave të përfshirë në ngjarje.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokuroria e Korçës për vijimin e hetimeve dhe për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



