Deklarata e CDU-CSU pas vendimit negative të BE, reagon Bardhi: Mesazh i qartë, nuk ka çelje negociatash nëse…
Pas qëndrimit të mbajtur nga Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës, Christian Schmidt lidhur me vendimin negative të BE për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Në një postim të bërë në Facebook, Bardhi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Bundestagut, por ka theksuar se “Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat”
“Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian përmes Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU z. Johann Wadephul dhe relatorit për Shqipërinë, z. Christian Schmidt.
Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.
Koha e propagandës ka mbaruar!
Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Rames!”, ka deklaruar Bardhi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



