Deklarata e fortë: Dendias e ka mbiemrin “Dedja”, vjen nga Vunoi
Aktori Laert Vasili ka vijuar me deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin “Studio24”, ku u ndal te origjina e ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, si dhe te historia e arvanitasve në Greqi.
Gjatë diskutimit në studio, Vasili u shpreh: “Pse ia thua emrin Dendias? E ka Dedja, është nga Vunoi”, duke ngritur pretendime mbi prejardhjen e zyrtarit të lartë grek.
Ai solli në vëmendje edhe një episod që, sipas tij, lidhet me një vizitë mediatike në Korfuz. “Kur kanë vajtur në Korfuz për të marrë një intervistë nga një avokat i famshëm, ishte një që quhej Dedja dhe mbante bustin e Skënderbeut. Ai tha se ishte nga Vunoi dhe se të parët e tij kishin luftuar krah këtij trimi arbëror”, deklaroi aktori.
Në vijim, Vasili theksoi se, sipas tij, edhe vetë Nikos Dendias e ka pranuar një lidhje me këtë zonë. “Vetë Dendias thotë nga atje ku ai beson se ka origjinën. Himara quhej gjithë zona aty poshtë”, u shpreh ai.
Deklaratat e aktorit shkuan më tej, duke prekur edhe historinë politike të Greqisë dhe rolin e arvanitasve. “Politika greke është për t’i hequr kapelën, është deep state arvanitas. Ky deep state arvanitas, me fondin e Ali Pashës, me të cilin u krijua banka kombëtare greke, është themeluar me pasurinë e Ali Pashës nga disa arvanitas dhe ata besonin se po bënin Shqipërinë e re ortodokse kundër otomanëve”, deklaroi Vasili.
Deklaratat e tij kanë nxitur diskutime të shumta, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi origjinën, identitetin dhe ndikimin historik të arvanitasve në Greqi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



