E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del Ekspertiza e Mjekësisë Ligjore, si vrau veten me plumb në kokë shoferi i ministrit të Brendshëm
Lajme

Del Ekspertiza e Mjekësisë Ligjore, si vrau veten me plumb në kokë shoferi i ministrit të Brendshëm

Ekspertiza paraprake ka konfirmuar vetëvrasjen e gardistit 31- vjeçar Shkëlzen Qordja, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Mjekët ligjorë kanë konstatuar se vdekja ka ardhur nga një plumb në anën e djathtë të kokës në lobin temporal. Nga ana tjetër, ekspertët kriminalistë, pasi kanë analizuar provat, kanë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri, në dorën e tij të djathtë.

Gjithashtu edhe gjurmët e gishtave në armën automatike tip “MP5”, përputhen me ato të 31-vjeçarit Qordja. Megjithatë, deri tani ende nuk është përcaktuar motivi i kësaj ngjarjeje, për të cilat po vijojnë hetimet, me pyetjen e njerëzve të tij të afërt, miqve dhe atyre që e njihnin. Gjithashtu, janë sekuestruar dhe po verifikohen kamerat e sigurisë në ambientet e garnizonit të Gardës.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mëngjes, në garazhin e Gardës së Republikës, në Tiranë. Viktima Shkëlzen Qordja, 31 vjeç, ishte pranuar në Gardë që prej marsit të vitit 2017, ndërsa prej disa vitesh shërbente si shofer i Fatmir Xhafajt. Trupi i pajetë i gardistit u gjet rreth orës 09:30 të mëngjesit të së shtunës nga efektivët e Gardës, të cilët lajmëruan menjëherë Policinë.

GRUPI HETIMOR

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë shërbimet e Policisë së Tiranës, nën drejtimin e prokurorit Albert Demirneli, ndërsa gjatë veprimeve hetimore ishte i pranishëm edhe kryeprokurori i rrethit, Dritan Rreshka.

Në vendngjarje kryen veprimet e para oficerët e Policisë Gjyqësore, ekspertë mjekoligjorë e kriminalistë, si dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se viktima u gjet në sediljen e shoferit, në makinën e Ministrisë së Brendshme, që ishte parkuar në garazhin e Gardës së Republikës. Ndërsa dera ishte e mbyllur nga brenda.

Njoftimin paraprak për ngjarjen e dha vetë Garda e Republikës ku thuhej se: “Rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i ministrit të Brendshëm, shtetasi Shkëlzen Qordja, 31 vjeç. Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave”.

VETEVRASJA

Në një njoftim të përbashkët për shtyp, Prokuroria e Tiranës, Policia e Shtetit dhe SHÇBA shpjeguan rrethanat e ngjarjes së ndodhur në ambientet e Gardës së Republikës. Policia tha se është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.

Sipas burimeve zyrtare, nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi Shkëlzen Qordja. Nga këqyrja, rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuara nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.