Del ekspertiza mjeko-ligjore e vrasjes së Egli Progës në Pogradec: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat sipas ekspertëve janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës dhe nga goditja me grusht.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është : “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

“Në mostrën e gjakut të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L”, thuhet më tej në akt-ekspertim.

Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për 42-vjeçarin, Egli Proga i cili humbi jetën pasi dyshohet se u dhunua për vdekje më 10 Gusht në një lokal nga i riu Denis Meçe.

egli proga denis mece

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçen, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulakun, Leonidha Guçen dhe Arjan Manellarin.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçen nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

Gjatë një interviste televizive, Jonida Proga ka shprehur bindjen se vëllai i saj nuk është vrarë nga një person i vetëm, por nga disa autorë. Ajo beson se vrasja ishte e organizuar dhe Egli Proga u thirr brenda lokalit me qëllim që të sulmohej.

Sipas motrës së viktimës, Egli nuk kishte hyrë rastësisht në atë lokal, duke nënkuptuar se gjithçka mund të ketë qenë një kurth. Ajo kërkon që drejtësia të veprojë dhe të zbardhë plotësisht të gjitha rrethanat e krimit dhe të vendosë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që ishin të përfshirë.

“Egli është dhunuar dhe masakruar brenda lokalit nga disa veta, nga Leonidha, Arjan Manellari, kemi edhe shtupaxhiun, Voltan Shollakun që ka qëndruar duke pastruar. Prandaj që në fillim jam përmbajtur. E kanë thirrur, nuk ka hyrë rastësisht. Njerëzit i dinë të gjitha, por kanë qenë të pakët ata që kanë guxuar të thonë. Të gjithë kanë frikë nga një terror që është krijuar nga ideja e njerëzve të fortë në Pogradec, kur panë të përfshirë dhe policinë, çfarë do të mbajë të sigurtë se u krijua opinioni publik që policia ishte aty.

Personi i fruta-perimeve që po them unë që kam dalë duke takuar njerëz, duke i pyetur që më kanë thënë që është kthyer tek lokali. Po jam e sigurtë që e kanë thirrur. Është masakruar brenda lokalit me disa goditje nga disa autorë. E ka nxjerrë jashtë njëri nga këta që të japë shpirt. Goditjet fatale janë dhënë brenda. Më vijnë mesazhe pafund që thonë se dëgjuam brenda të goditura, të ulëritura dhe të shara. Nuk mund të ja thonë një policie që është bërë palë”.

Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet ndërsa familjarët e Progës kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të krimit.

Publikuar nga Publik Media