E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma: Këtë vit bëra shumë sakrifica për dashurinë!
Lajme

Grida Duma: Këtë vit bëra shumë sakrifica për dashurinë!

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë. Ajo ka treguar se i është dashur të ndryshojë shumë gjëra tek vetja e saj, përfshirë sakrificat, të cilat kanë ardhur si pasojë e rrethanave.

“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj.

Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë. Egoja pengon shumë, ajo nuk është një gjë që…

Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë.

Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam shumë sakrifica”, u shpreh Duma. Marrë nga Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.