E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del foto/ Ky është 34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolin pranë shtëpisë së Armand Dukës
Lajme

Del foto/ Ky është 34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolin pranë shtëpisë së Armand Dukës

Ky është 34-vjeçari Arlen Hasanaj, autori i arrestuar për vendosjen e sasisë së tritolit në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

I riu i cili u arrestua mbrëmjen e sotme, është administratori i një biznesi në Durrës.

Në ekstraktin e gjeneruar nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit për subjektin e Arlen Hasanajt thuhet se ai vepron në fushën e: Market, bar, kafe. Për punime të brendshme, thyerje, shembje, rikonstruksione të ndryshme, etj. Veprimtari në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore. Tregti, import duke përfshirë magazinimin dhe tregtimin me shumicë dhe me pakicë të mallrave ushqimore, industriale, elektroshtëpiake, duhanit dhe cigareve, pijeve të ndryshme alkoolike ose jo, automjeteve, makinerive e pjesëve të këmbimit për to dhe të lëndëve drusore, aksesorë të ndryshëm, etj. Veprimtari në fushën e industrisë blegtorale e ushqimore, ndërtimit dhge tregtimit, etj. Veprimtari tregtare të transportit të mallrave/produkteve të ndryshme ushqimore brenda vendit edhe për persona të tretë, me qira si dhe për llogari të tij. Transport mallrash/produkte ndërkombëtare, për persona të tretë me qira si dhe për llogari të tij.

Ai banon në lagjen nr. 4 në qytetin bregdetar, pikërisht në një lagje me Dukën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.