Del përpara KPK-së gjyqtari Bici. ILDKPKI: Ka kryer deklamim të rremë të pasurisë
Ka nisur seanca në ngarkim të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Medi Bici, i cili është i pranishëm në seancë pa avokatë.
Sipas ILDKPKI, Bici ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së tij, duke e fshehur atë.
KPK ka konstatuar se gjyqtari Medi Bici ka këto prona: Vilë katërkatëshe në rrugën Pasho Hysa ndërtuar 93-96 si ndërtim pa leje në një toke 237 m katrorë. Më pas kjo banesë është legalizuar në vitin 2011.

KPK në relacionin e saj shton se ka mospërputhje me vlerat truallit. Sipas KPK gjyqtari e ka ndërtuar shpine pa leje ndërkohë qe ka qenë gjyqtar, duke shkelur ligjin.
Por nga ana e tij Bici ka thënë se është ndihmuar nga vëllai me një shumë prej 10 mijë eurosh për shkollimin e fëmijëve.
Po ashtu KPK shton se gjyqtari ka dhe një llogari rrjedhëse me 1 milionë lekë më burim nga kursime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



