Denoncimi/ Balluku ka marrë 300 apartamente nga paratë e taksapaguesve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Belinda Balluku ka përfituar 300 apartamente të financuara nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Gjatë takimit me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, Berisha shtoi se sipas informacionit të tij, edhe 4 milionë euro shishe vere Romanee Conti janë në pronësi të Ergys Agasit.
“Ky është një mënyrë për të mbrojtur me çdo kusht pasuritë e tyre të fituara në mënyrë të dyshimtë. 300 apartamente thonë mediat që ka Belinda Balluku, një shifër jashtë çdo imagjinate. Nëse Belinda ka 300, ju garantoj se Rama ka të paktën 1,000. Thuhet se nuk shiten kullat, por ato i marrin qeveritarët. 300 apartamente janë blerë me paratë e taksapaguesve. Sa i përket shisheve të verës, 4 milionë euro janë të dhënat e mia të fundit, shishe vere 70-vjeçare Romanee Conti të Ergys Agasit. As në koleksionet më të rralla nuk gjen diçka të tillë, përfshirë edhe bodrumet e Perandorit të Japonisë. Dhe aty është edhe vinoteka e Ramës,” deklaroi Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



