E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i fortë: Shkumbinin po e masakrojnë për të kursyer para
Denoncime

Denoncimi i fortë: Shkumbinin po e masakrojnë për të kursyer para

Gazetari Osman Stafa ngre alarmin për shkatërrimin e lumit 

Një denoncim i fortë publik i gazetarit Osman Stafa ka rikthyer në vëmendje një nga çështjet më të ndjeshme mjedisore në vend: ndërhyrjet në lumin Shkumbin përgjatë aksit Elbasan–Qafë Thanë.

Sipas tij, situata në terren është alarmante dhe përbën një “masakër mjedisore”, ku ndërhyrjet e fundit po dëmtojnë drejtpërdrejt shtratin e lumit dhe zonat përreth. Gazetari ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si po realizohen punimet infrastrukturore në këtë segment, duke krahasuar ndërhyrjet aktuale me ato të mëhershme.

Ai thekson se rruga Elbasan–Qafë Thanë, e ndërtuar në vitet 2000–2001 nga një kompani maqedonase, nuk preku as lumin dhe as masivet malore përreth, ndërsa sot, në vitin 2026, situata ka ndryshuar rrënjësisht.

Sipas denoncimit, kompanitë që kryejnë punimet po zgjedhin rrugën më të lehtë dhe më pak të kushtueshme, duke hedhur inertet në lumin Shkumbin, në vend që t’i depozitojnë në zona të përshtatshme apo të kontrolluara. Kjo praktikë, përveçse dëmton rëndë ekosistemin, ngre dyshime për mungesë kontrolli dhe bashkëpunim institucional.

Në reagimin e tij, gazetari akuzon drejtpërdrejt institucionet shtetërore për lejimin e kësaj situate, duke nënvizuar se dëmi po ndodh në sy të autoriteteve dhe pa ndërhyrje parandaluese.

Pamjet e publikuara në video shoqëruese tregojnë qartë ndërhyrjet në shtratin e lumit dhe depozitimin e materialeve inerte, duke përforcuar shqetësimin për pasojat afatgjata në mjedis.

“Masakra mjedisore në Lumin Shkumbin është e frikshme. Rruga Elbasan – Qafë Thanë e ndërtuar në vitin 2000-2001 nga një kompani maqedonase, nuk preku asnjë cm të lumit, e as një cm të maleve. Pse preken në 2026-ën? Pse nuk i blejnë inertet, apo t’i marrin në zona të shkretuara ku nuk prishet asnjë punë? Për shkak se nuk duan të harxhojnë para kompanitë i bien shkurt: masakrojnë lumin Shkumbin në bashkëpunim me shtetin shqiptar, i cili i lejon,” shkruan gazetari Osman Stafa bashkangjitur me videon e publikuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.