E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i Klevis Balliut: Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Veliaj plot 788 milion lekë borxhe prej abuzimeve dhe keqmenaxhimit
Lajme

Denoncimi i Klevis Balliut: Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Veliaj plot 788 milion lekë borxhe prej abuzimeve dhe keqmenaxhimit

Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, ka denoncuar situatën e rëndë të borxheve të bashkisë së Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt.

‘Plot 788 milion lekë borxhe ka bashkia e Erion Veliajt si rrjedhojë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit. Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria ‘Investime’ me 47%, ndjekur nga ‘Të tjera’ 25%, ‘Shërbime’ 11%, dhe ‘Vendime Gjyqësore’ 9%’, tha Balliu ndër të tjera në deklaratën e tij.

Deklarata e Koordinatorit rajonal të PD-së për Tiranën, Klevis Balliu:

Përshëndetje:

Bashkia e Tiranës, përveç borxheve që u ka qytetarëve, të cilëve u ka shtuar trafikun, u ka ndotur ajrin, u ka ulur gjelbërimin, u ka rritur kullat dhe betonin është borxhlije e keqe edhe me institucionet shtetërore.

Plot 788 milion lekë borxhe ka bashkia e Erion Veliajt si rrjedhojë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit.

Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria ‘Investime’ me 47%, ndjekur nga ‘Të tjera’ 25%, ‘Shërbime’ 11%, dhe ‘Vendime Gjyqësore’ 9%.

Partia Demokratike prej vitesh ka denoncuar sistematikisht vjedhjet dhe abuzimet sistematike të Erion Veliajt me taksat e qytetareve të Tiranës, dhe pavarësisht maleve me prova për korrupsionin e tij, drejtësia nuk reagon.

Si rrjedhojë Bashkia e Tiranës, jo vetëm nuk i përgjigjet problemeve të qytetarëve, por nën drejtimin e Veliajt në këto 9 vite thyen rekorde në borxhe ndaj palëve të treta, më shume se çdo bashki tjetër.

Disa milionë i ka për vendime gjyqësore, gjyqe të humbura me punonjës të shkarkuar padrejtësisht nga puna, apo padrejtësi të tjera ndaj qytetarëve të Tiranës.

Kur e dëgjoni lali Erin të predikojë si pastor, mos e besoni, poshtë fjalëve është fakti se ai as detyrimet e institucionit të vet nuk i shlyen.

Ndërkohë që u merr shpirtin qytetarëve dhe u bllokon llogaritë, nëse nuk paguajnë taksat bashkiake, për vete grumbullon qindra miliona ta papaguara. Atij nuk i bie kush në qafë sepse prokurorët e SPAK i ka kolegë.

Ndërkohë, borxhi i bashkisë mund të shlyhet fare lehtë:

Të ndalohen pagesat e inceneratorëve, 80 mijë euro në ditë!

Të ndalohen abuzimet!

Të ndalohet luksi!

Të mos shkarkohen punonjës padrejtësisht nga puna!

Te nderuar qytetare:

Qëndresa ndaj e keqes është një detyrim. Përballja me korrupsionin dhe abuzimet është jetike për ti vënë para përgjegjësisë shkelësit dhe përmirësuar gjendjen qytetit dhe mirëqenien çdo qytetari.

Prej 5 muajsh opozita dhe shoqëria civile janë në protesta-zinxhir kundër vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Ju ftojmë të bashkohemi me ne proteste, nesër ne oren 11:00, tek bashkia e Tiranes për të shpëtuar qytetin nga pronari faktik i inceneratorit dhe shefi i organizatës kriminale 5D!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.