E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Inertet në mes të rrugës prej javësh në Lezhë
Lajme

Denoncimi: Inertet në mes të rrugës prej javësh në Lezhë

Qytetari: Askush nuk ndërhyn

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Publik.al, ku ngrihet shqetësimi për një segment rrugor problematik në qytetin e Lezhë që prej javësh paraqet rrezik për aksidente.

Sipas qytetarit që ka kërkuar të mbetet anonim, në mes të rrugës janë hedhur inerte dhe zhavorr, duke e bërë segmentin të rrezikshëm për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Gjendja përkeqësohet veçanërisht në ditët me reshje shiu, kur materialet shpërndahen në asfalt dhe rrisin mundësinë e rrëshqitjeve apo përplasjeve.

Në pamjet e dërguara në redaksi, shihet qartë se grumbujt e zhavorrit dhe inerteve ndodhen në mes të rrugës, pa asnjë sinjalistikë paralajmëruese dhe pa ndërhyrje nga autoritetet përkatëse.

Qytetari denoncues shprehet se situata vijon prej disa javësh dhe, pavarësisht rrezikut të dukshëm, nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugës apo për garantimin e sigurisë së qarkullimit.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet lokale për të larguar inertet dhe për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm, sidomos në një segment që përdoret çdo ditë nga drejtues mjetesh dhe këmbësorë.

“Përshëndetje, Prej disa javësh një segment rrugor në qytetin e Lezhës ndodhet në këtë gjendje. Siç shihet në foto, inertet/zhavorri janë hedhur në mes të rrugës dhe përbëjnë rrezik serioz për aksident, sidomos në ditë me shi. Askush nuk ka ndërhyrë deri tani. Ju lutem verifikojeni dhe publikojeni si shqetësim qytetar. Anonim” shkruan qytetari.

Publik.al do të vijojë të ndjekë këtë shqetësim dhe fton institucionet përgjegjëse të reagojnë për verifikimin dhe zgjidhjen e situatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.