E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Zyrat e OSHEE-së si stallë bagëtish, na kërcënojnë
Lajme

Denoncimi: Zyrat e OSHEE-së si stallë bagëtish, na kërcënojnë

Një denoncim i mbërritur nga një punonjës i OSHEE-së në Berat, ngre shqetësime serioze për kushtet e punës në ambientet e institucionit.

Sipas denoncuesit, zyrat ku ushtrojnë aktivitetin punonjësit ndodhen në gjendje të amortizuar dhe nuk plotësojnë standardet minimale të higjienës. Ai i përshkruan ambientet si “me kushte makabre”, ndërsa pretendon se i vetmi tualet përdoret nga të gjithë punonjësit, burra dhe gra.

Përveç kushteve të punës, denoncuesi ngre edhe një tjetër shqetësim, duke pretenduar se punonjësit përballen me presione dhe kërcënime për të mos marrë pjesë në protesta.

Për arsye sigurie, ai ka kërkuar të mbetet anonim.

Denoncimi i plotë:

“Ju lutem, denoncojeni këtë gjendje të zyrave të OSHEE-së në Berat. Kushtet e punës janë makabre. Nuk ekziston as higjiena minimale. Është si në mesjetë. Tualeti që shihni në video përdoret nga të gjithë punonjësit, meshkuj dhe femra. Për më tepër, punonjësit kërcënohen që të mos marrin pjesë në protesta. Ju lutem, ruani anonimitetin tim.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.