Deputeti i opozitës humb durimin, rrihet LIVE me qytetarin (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në zemër të Prishtinës, ku deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë në një konflikt me një qytetar.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe që janë publikuar nga “Gazeta Blic”, Zemaj ndodhej në sheshin “Ibrahim Rugova”, duke dhënë një intervistë televizive, kur një kalimtar iu afrua dhe i drejtoi disa komente provokuese.
Në video shihet se situata përshkallëzohet me shpejtësi, deputeti humb qetësinë dhe reagon ashpër, duke hyrë në konfrontim fizik me qytetarin. Në përleshjen e shkurtër, Zemaj duket duke e shtyrë dhe goditur personin, ndërsa dëgjohen edhe fjalë fyese.
Pas incidentit, policia ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar të dy për të dhënë dëshmitë mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, videoja është bërë virale, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



