E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD-së i kujton demokratëve mesazhin e Escobar nëse Berisha zgjidhet në krye të partisë
Publik News

Deputeti i PD-së i kujton demokratëve mesazhin e Escobar nëse Berisha zgjidhet në krye të partisë

Kur pak minuta na ndajnë nga nisja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, deputeti i PD-së Arbi Agalliu ka shpërndarë mesazhin e dhënë ditën e djeshme nga i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Ballkan, Gabriel Escobar, ku theksohet se kjo forcë politike do të ketë pasoja nëse do të zgjidhte në krye të saj një person “non grata”.

1

Në mbishkrimin e videos deputeti i PD-së thekson se Partia Demokratike që lindi si një parti e të drejtave të njeriut nuk mund të kthehet në mburojë personale të një njeriu të vetëm.

“Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njëriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane.

Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.

Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, largë interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve”, shkruan Agalliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.