E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD  Sula shkon me bukë në parlament: Rritja e pensioneve sa një gjysmë buke, e turpshme
Lajme

Deputeti i PD Sula shkon me bukë në parlament: Rritja e pensioneve sa një gjysmë buke, e turpshme

“Kryetarja e GJK 8 mln lekë, pensionistët 500 lekë në ditë”

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shkuar sot në parlament me bukë me vete. Një bukë masive në sqetull, teksa është ndalur për mediat dhe ka folur për rritjen e pensioneve.

Ai tha se me rritjen prej 50 lekësh të reja në ditë nuk blihet as një gjysmë buke. Sipas tij, është e turpshme, duke nisur nga vetja, që ka atë rrogë.

“Sot një bukë masive kushton 1200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë.
Luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila thuajse është totalisht në uzurpimin e qeverisë. Kryetarja do marrë 8 mln, pensionistëve iu shtohet 500 lekë në ditë.
Do doja të protestoja për gjendjen në të cilën ndodhen prindërit dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë i tejskajshëm.
Është e turpshme, duke nisur nga unë, deputet i këtij parlamenti që kam atë rrogë. Fshatarët, punëtorët nuk mbushin barkun me bukë. Sot në parlament do t’i ngremë këto shqetësime”, tha Sula.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.