Deputetja britanike/ “Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Beogradi”
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe Alicia Kearns, ka folurrreth përplasjeve në veri të Kosovës. Sipas deputetes britanike, Serbia po paguan bandat serbe në veri.
Ajo e përmendi edhe shkrimin e Neë York Times që e lidh presidentin e Serbisë me krimin dhe korrupsionin.
“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiçin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, ka shkruar Kearns
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



