Dështon protesta për çmimin e naftës para Kryeministrisë
Një thirrje e bërë nga përfaqësues të shoqërisë civile për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri nuk ka arritur të zgjojë interesin e qytetarëve. Tubimi, i paralajmëruar për pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, është karakterizuar nga një pjesëmarrje simbolike.

Organizimi ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale, si një reagim ndaj shtrenjtimit të karburanteve në vend, një fenomen që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Megjithatë, në terren situata ka qenë krejt ndryshe nga pritshmëritë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një prani shumë të kufizuar qytetarësh, me numrin e pjesëmarrësve që nuk ka kaluar as dhjetë persona, duke e kthyer protestën në një aktivitet pothuajse të papërfillshëm.

Rritja e çmimeve të naftës në vend ka ardhur në një moment tensioni të shtuar në arenën ndërkombëtare, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ku përfshihen fuqitë kryesore globale. Këto zhvillime kanë reflektuar menjëherë në tregjet energjetike, duke ndikuar edhe në ekonomitë më të vogla, përfshirë Shqipërinë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



