Detaje të reja nga atentati në Greqi, rivali i Vis Martinajt u ekzekutua në sy të fëmijës

Mediat greke zbardhin detaje të reja nga atentati i përgjakshëm në Athinë ku mbeti i vdekur 32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi, ndërsa u plagos lehtë bashkëshortja e tij, 37 vjeçe.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se çifti kishte shkuar në park për të marrë fëmijën e tyre.

Në ato momente, teksa çifti priste në makinë, autori me një motoçikletë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri arme dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”. Erdhën për të marrë fëmijën që luante në park”, përshkruan një dëshmitar okular.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në ekzekutimin e të riut në shtetin grek. Roan Brahimi njihej si rival i ish-bosit të basteve sportive Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Zhdukja e Martinajt ka sjellë një zinxhirë atentatesh me disa viktima në Shqipëri.

“Vajza ime e vogël po luante me fëmijën e tyre kur dëgjuam të shtënat”
Duke folur për Newsbomb.gr, një grua që ndodhej pranë skenës së sulmit, tha rreth se gjysmë ore para incidentit të përgjakshëm se “vajza ime e vogël po luante me djalin e vogël të tij (të viktimës). Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte vetëm një lojë.

Vogëlushi vraponte dhe thoshte “babai im, babi im” dhe gjyshja tha “është dhëndri im, dhëndri im” dhe unë lajmërova policinë. Ishte një motoçikletë me dy persona”.

“Dëgjuam dy të shtëna, ata bërtisnin “ndihmë, vrasje””
Kalimtarë të lagjes folën për Newsbomb.gr , duke thënë ndër të tjera se “e qëlluan çiftin teksa po merrnin fëmijën e tyre” dhe “dëgjuam dy të shtëna të fuqishme. Ata bërtisnin ndihmë, vrasje”.

Mediat greke shkruajnë se bëhej fjalë për “larje hesapesh në botën e drogës, ndërsa policia ka marrë dhe dëshminë e gruas së viktimës. Roan Brahimi, i njohur dhe si Sidorel Prendi ka qenë një nga personat, i cili kërkohej për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Vis Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.

Ndërsa në dhjetor të 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozime u futën të armatosur me kallashnikov në një lokal në Zejmen të Lezhës duke shkaktuar terror, Ata kërkonin pronarin e lokalit.

Në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërsa në vitin 2014, ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër.

Ndërkohë, mediat greke kanë publikuar foton e Roan Brahimit të vrarë në atentatin e mbrëmjes së 9 majit në Athinë. Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar dy të shtëna dhe kishte parë djalin e vogël të mbuluar me gjak. Autorët që qëlluan 32-vjeçarin brenda në makinë ishin afruar me motor.

Kush është Roan Brahimi

Ai akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.

Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021. Ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.

Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin skedat e vjetra të viktimës dhe me cilën ngjarje ka lidhje atentati

Publikuar nga Publik Media