E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet: Makina përdoret nga kreu i Këshillit Bashkiak
Lajme

Detajet: Makina përdoret nga kreu i Këshillit Bashkiak

Makina rezulton në emër të I. B., icili është shoferi i Dyrmishit, por për syri TV  bëhet e qartë se automjeti përdoret nga pikërisht kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Në njoftimin për mediat, Policia e Durrësit sqaroi se në momentin kur është qëlluar mbi makinën, tip Volskwagen, mjeti ka qenë i parkuar.  Por burime të Syri TV bëjnë të ditur se  të shtënat mbi makinën, e cila përdoret nga ish drejtori i Hipotekës ka qenë një paralajmërim për të.

Ani Dyrmishi ka mbajtur poste të rëndësishme edhe më heret si drejtor i Hipotekës së Durrësit ndërsa aktulisht mban postin e drejtorit të Hekurudhës Shqiptare dhe atë të kreut Këshillin Bashkiak të qytetit bregdetar.

Dyrmishi u largua nga Hipoteka e Durrësit pak pas zgjedhjeve të 2017, kur Kryeministri  Edi Rama u kërkoi të gjithë drejtorëve të jepnim dorëheqjen. Ai gjithashtu është pjesë e listes së zezë të kryeministrit.

Ndërsa pak më ditë më parë Ani Dyrmishi u përfshi në një konflik verbal me kryebashkiaken e durrësit Valbona Sako, ku në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, ai i ndërpreu fjalën…

Ai është pjesë e grupit të cilët nuk janë simpatizantë të kryebashkiakes Valbona Sakos dhe njihen si mbështetës të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Por nuk mbaron me kaq. Emri i Ani Dyrmishit figuron edhe në përgjimet e dosjes së famshme “339”, në një bisedë mes ish kryebashkiakut të Durrësit Vagjush Dako dhe një prej anëtarëve të bandës së Avdylajve.

Gjithashtu, në nëntor të 2018, në makinën e Ani Dyrmishit u gjet një sasi tritoli, por sipas deponimieve të tij në polici ai mohoi të kishte konflikte ndërsa ngjarja edhe sot mbetet ende e pazbardhur. /syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.