E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuna në Zvërnec, Apeli liron njërin nga të arrestuarit
Lajme

Dhuna në Zvërnec, Apeli liron njërin nga të arrestuarit

Ndryshon masa për Gazmend Vathin, në burg mbeten Grani dhe Biba

Gjykata e Apelit ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për një nga rojet private të përfshirë në incidentin e dhunës ndaj protestuesve në Zvërnec më 29 maj, duke e nxjerrë atë nga qelia.

Bëhet fjalë për Gazmend Vathin, për të cilin Apeli ka ndryshuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Vlorës, duke e kaluar nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, për rojen tjetër të përfshirë në këtë ngjarje, Artur Grani, gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Po ashtu, trupa gjykuese ka rrëzuar kërkesën për zbutje mase edhe për pronarin e kompanisë “Major Security”, Geraldo Biba, duke vendosur që ai të vijojë të qëndrojë në qeli.

Sipas hetimeve paraprake, të tre këta persona dyshohet se kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në ushtrimin e dhunës ndaj një qytetari gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec. Në pamjet e bëra publike, shihet momenti kur qytetari dhunohet dhe tërhiqet zvarrë, një skenë që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Ngjarja ndodhi në prani të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas të dhënave të deritanishme, nuk ndërhynë për të ndalur aktin e dhunës.

Çështja mbetet në hetim, ndërsa vendimi i Apelit pritet të ndikojë në vijimin e procedurave gjyqësore për këtë rast që ka ndezur debat të gjerë publik mbi sigurinë dhe përgjegjësinë gjatë protestave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.