E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunoi adoleshentin te liqeni gjatë karantinës, polici i shpëton burgut
Publik News

Dhunoi adoleshentin te liqeni gjatë karantinës, polici i shpëton burgut

Glen Ndreu, polici që dhunoi të riun të Kodrat e Liqenit se kishte thyer karantinën, është dënuar me 4 muaj punë në interes të publikut.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 15 majit të vitit 2020 ku efektivët e policisë i kërkuan adoleshentit që të ndalojë pasi kishte thyer orarin e ndalim qarkullimit, pra po lëvizte me biçikletë pas orës 17:30, por ai nuk ka pranuar. Në momentin e shoqërimit ai ka sharë dhe ofenduar efektivët, dhe më pas ato e kanë qëlluar disa herë me shpulla dhe grushte adoleshentin, moment ky i filmuar nga qytetarët. Ajo që e bëri më të rëndë këtë ngjarje ishte reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Gjatë raportimit të Ardi Veliut në Komisionin e Sigurisë lidhur me dhunën e policit ndaj 15-vjeçarit, gjatë kohës që pranoi shkeljen e kryer nga efektivi nxori dhe një video ku sipas tij tregonte se kujdesi duhet në familje, pasi nëna e të miturit promovon në facebook armët e zjarrit. “Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë” tha Veliu teksa tregoi videon.

Lexo edhe :  Masakër në Velipojë/ U konfliktuan për shezlongët, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur


I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënës së 15-vjeçarit, Zaida Çobo duke përgënjeshtruar Veliun. Ajo tha se pamjet e saj me pistoletë në dorë janë publikuar në rrjetin e saj social Facebook gjatë xhirimeve të filmit “Dashuria s’mjafton” ku ajo ka pasur një rol. Pas reagimit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka kërkuar ndjesë publike për veprimin e tij dhe sotia ka shprehur këtë ndjesë personalisht nënës së 15-vjeçarit. Kjo e fundit, pas faljes tërhoqi padinë për cenimin e imazhit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.