E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Digjet restoranti i oficerit të BKH-së në THETH
Lajme

Digjet restoranti i oficerit të BKH-së në THETH

Një zjarr ka përfshirë një restorant në fshatin turistik të Thethit gjatë mesnatës së kaluar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarri u vu re në orët e para të mëngjesit dhe u shua falë ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve të zonës, të cilët parandaluan përhapjen e tij në ambientet e tjera përreth.

PAMJET/ Shkrumbohet restoranti i oficerit të BKH-së në Theth,

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

Gazetari Elton Qyno raporton se: “Restoranti i djegur në Theth, është në pronësi të Petrit Gjeçajt, oficer policie pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK”.

restoranti
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.