Ditën e varrimit politik të Erion Veliaj dhe video e Olsit
Hysni Gurra|Opinion|Publik.al
Ditën e varrimit politik të Erion Veliajt, mediat hermafrodite nxjerrin si padashje një lajm që kanë muaj që e mbajnë në sirtarë.
Sot është dita e varrimit politik të Veliajt, ditë që Rama u kujton shumë socialistëve bëmat e Enver Hoxhës, që vriste shokët e vet (flas për socialistë progresistë, që e duan PS një forcë progresiste europiane, jo për mbeturinat që e duan PS siç e pati Enveri), dhe fiks në këtë ditë del video që Arjan Ndoja, (sot deputet i PD) ka qenë mes të ftuarve në një ndenje ku ishte i pranishëm edhe Olsi Rama, në një kohë që nuk ishte as deputet, as kandidat për kandidat.
—Më shumë se vëllait të Olsi, kjo video sot nuk i intereson kurrkujt, për këto arsye:
-Të qënit e Ndojës në atë darkë nuk është vepër penale. As e për Olsin jo. Është për vëllain e Olsit që ka patur fuqi ekzekutive dhe u ka dhënë ç’i ka dash qejfi grupeve të dyshimta. Kështu që video nuk ka dalë për të ndihmuar në iluminim e shqiptarëve, as për inkriminimin e Ndojë e Olsit, se nuk ndodh nga aq sa duket në video, dhe mjeshtri e di këtë. Ama efektin propagandistik e ka të madh video.
-Për turmën që beson çfarë sheh në rrjet më shumë se Biblën e Kuranin, kjo është një ushqim i mirë. Tregon që ja, njëlloj janë si Rama, si Berisha. Nga ta kthesh këtë punë njëlloj është dmth.
Por që në të vërtetë nuk është aspak ashtu. Është një operacion PR i mirëmenduar dhe që prè mund të bien edhe njerëz me mend në kokë. Vëllai i Olsit e di mirë se sado të sqarohet kjo, efektin në trurin e turmave do ta bëjë sikur t’i kesh droguar, kushedi sa është duke qesh ne mej mejhane andej nga Austria ku ndodhet sot vëllai Olsit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



