E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali rreh brutalisht me shkop babanë e tij në Roskovec, ndërron jetë 52-vjeçar
Lajme

Djali rreh brutalisht me shkop babanë e tij në Roskovec, ndërron jetë 52-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Luar të Raskovecit.

Djali Erdis Rapi, 25-vjeç ka rrahur me shkop babain e tij, 52-vjeçarin Dhori Rapi.

Mësohet se si pasojë e goditjeve, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Sipas njoftimit të policisë, 25-vjeçari është arrestuar dhe ndodhet në komisariat.

“Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.