E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Do e vras’/ Kërcënoi kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari
Flash

‘Do e vras’/ Kërcënoi kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari

Efektivë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë kanë arrestuar Leonard Nikollin, 61 vjeç, pasi ai kërcënoi me jetë drejtuesin e Institucionit të Kontrollit të Territorit (IMT) Tiranë, Klajdi Meçi.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, kur Nikolli hyri në zyrat e IMT-së dhe i tha drejtorit se ishte i armatosur dhe se do ta vriste. Ai e bëri këtë kërcënim duke përmendur se do të vepronte njëlloj siç ndodhi me gjyqtarin Astrit Kalaja.

Klajdi Meçi denoncoi ngjarjen në polici, duke thënë se Nikolli i kishte thënë se kishte armë dhe se do ta vriste.

Në momentin që hyri në zyrat e IMT-së, Nikolli mësohet të ketë thënë: “Jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras?”

Para hetuesve Nikolli ka treguar se kishte pasur probleme me pronat dhe se për këtë i vinte faj IMT-së. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë procedurat për arrestimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.