E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do të bashkëpunoni në të ardhmen me Edi Ramën? Ja si përgjigjet Presidenti Meta
Lajme

A do të bashkëpunoni në të ardhmen me Edi Ramën? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në mënyrë kategorike se nuk do të ketë më kurrë bashkëpunim politik me kryeministrin Rama, përveç atij institucional.

Përmes një interviste të dhënë në “Opinion”, Meta, u shpres se kushti i panegociueshëm për dikë që të bashkëpunoijë politikisht me të është që të mos preket Kushtetuta e Shqipërisë.

“Nga pikëpamja institucionale janë të shkëlqyera me të gjithë. Vijmë te zoti Rama. Unë për çështjen për dekretin për zgjedhjet ja kam thënë që më përpara zotërisë, se ka ardhur te unë atje te Vila 4, le ta mohojë ai, më tha- “nuk do ai se do dhe zgjidhje të përgjithshme”. “Ore zgjedhje të përgjithshme t’i harrojjë, do të bësh bëji, po zgjedhjet në asnjë mënyrë se ne do na dështojë çështja e negociatave”- i thashë.

S’kam ndonjë problem unë, ç’a problem kam me atë. Asnjëherë alencë politike. Me asnjë politikan që vendos në diskutim sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë në mënyrë të vetëdijshme nuk ka për të patur kurrë bashkëpunim nga Ilir Meta. Ilir Meta në 50 vitet e ardhshme e ka raportin me popullin shqiptar. Ka një kusht për këdo që do të bashkëpunojë me Ilir Metën, nuk preket më Kushtetuta e vendit”, tha Meta.

1

Presidenti Ilir Meta teksa ka folur për të ardhmen e tij politike ka thënë se ai do të dëgjojë popullin e 2 marsit. Ndërsa deklaroi se mbledhja e qytetarëve në mars të vitit 2020 shpëtoi Shqipërinë duke iu referuar dekreteve në Gjykatën Kushtetuese, teksa theksoi se shqiptarët nuk janë as barngrënës dhe qoftelëpirës.

Ai tha gjithashtu në emisionin ‘Opinion’ se do përballet edhe me përfaqësuesit e LSI-së pasi të lërë presidencën sepse ata dogjën mandatet të cilat sipas tij, ai u detyrua në zgjedhjet e fundit të përfshihej në fushatë.

Ç’do bëni ju? Çfarë angazhimi do të merrni z. Meta?

Një përkushtim ndaj popullit të Shqipërisë. Unë dëgjoj popullin e 2 marsit.

Çfarë ju thotë populli i 2 marsit?

Populli i 2 marsit shpëtoi Shqipërinë nga një gjë shumë e rëndë që mund të ndodhte se unë isha betuar se nëse ata dhe e dinë mirë ata do të çonin në drejtim të Lanës në Gjykatë Kushtetuese, unë atje do shpërndaja parlament, qeveri dhe çdo gjë. Dhe njeriut që ia thashë unë spiunoi menjëherë dhe unë për atë arsye edhe ia thashë që do ta bëja. Nëse ne biem dakord që do vijë Venecia nuk jemi popull barngrënës, as mishngrënës, dhe qoftelëpirës. Ta dinë mirë të gjithë dhe ata e dinë shumë se çfarë do të ndodhë dhe ata bënë çdo gjë të gjithë bashkë dhe ishin një dorë e mirëkoordinuar dhe i vetmi për të mbrojtur procesin ishte presidentin e republikës. Po i kam disa fjalë me ata të LSI-së sepse lanë mandatet që u detyrua t’i marrë Ilir Meta duke dalë në fushatë përballë dyshes-treshes dhe ishte më e thellë brenda dhe jashtë vendit për të asgjësuar jo vetëm LSI-në por pluralizmin politik në Shqipëri dhe më kanë dëmtuar shumë si president i Republikës së Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.