Prej ditësh raportohet në media për një përplasje në SPAK në lidhje me garën nga ku do përzgjidhet kreu i ri i FBI shqiptare.
Por juridikisht asgjë se ka penguar SPAK të verifikoj dokumentat e 13 garuesve pas përfundimit edhe të afatit shtesë me 24 orë.
Komisioni vijon të jetë i njëjti, ai me 3 anëtarët Altin Dumani Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Nga faza e parë e kontrollit 6 nga 13 garuesit kanë probleme me dokumentat dhe kushtet formale. Kjo pritet të sjellë edhe mos kualifikimin e tyre për 6 fazat e mbetura.
11 ditë më parë SPAK njoftoi se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Astrit Halilaj
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Haki Çako
Joni Keta
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni
Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit./weblajm