E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta  në GJKKO,  me tone të ashpra ndaj pretendimeve e prokurorëve
Lajme

Meta në GJKKO, me tone të ashpra ndaj pretendimeve e prokurorëve

Kreu i Parisë së Lirisë ilir Meta ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku po merr pjesë në seancë.

Meta momentalisht ka  kundërshtuar  me tone të ashpra të gjitha pretendimet e prokurorëve të posaçëm.

Sot po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë.

Në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”.

Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg.

Që nga tetori i vitit të kaluar, meta ndpodhet në qeli, ndërsa përballet me akuzat për pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.