E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 fëmijët me monopatinë në Tiranë
Lajme

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 fëmijët me monopatinë në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar Ekerem Skureni, shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në pranga u vu 41 vjeçari Ekerem Skureni. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

Aksidentoi 3 fëmijët me monopatinë në Tiranë,

Një prej 3 të miturve të plagosur ndodhet në gjendje të rëndë.

11-vjeçari J.N, i cili ka marrë goditje në kokë si pasojë e aksidentit, është në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Ndërsa dy të miturit e tjerë, 11-vjeçari O.A. dhe 9-vjeçari E.S. janë në gjendje të qëndrueshme.

Aksidentoi 3 fëmijët me monopatinë në Tiranë,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.