Dolën për të rrëzuar Ramën, protestuesit djegin vilën e Enverit
Sulmohet nga protestuesit e PD shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Tubimi i PD ka dalë jashtë kontrollit. Masivë molotovësh dhe mjetesh piroteknike janë hedhur drejt vilës së Enver Hoxhës në zonën e ish-Bllokut. Molotovë janë hedhur në ballkonet e vilës ndërsa brenda ndodhen dhe njerëz, ndërtesë e cila tashmë është kthyer në qendër të artistëve.
Theksojmë që shumica e molotovëve të protestës së sotme u hodhën pikërisht në këtë ndërtesë. Protestuesit e drejtuar nga Berisha u nisën për të rrëzuar Edi Ramën dhe përfunduar duke I vënë flakën, shtëpisë së ish-diktatorit të vdekur.
Në protestën e sotme, organizatorët e protestës së PD, e kursyen Kryeministrinë nga molotovët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


