E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Trump godet Britaninë,i drejtohet kryeministres: Mos u përqendro tek videot që postoj unë
Bota

Donald Trump godet Britaninë,i drejtohet kryeministres: Mos u përqendro tek videot që postoj unë

Donald Trump i ka thënë Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar Theresa May të përqëndrohet në “terrorizmin” në Britani të Madhe, pasi ajo kritikoi ndarjen e tij të videove të ekstremit të djathtë.

Presidenti Donald Trump postoi në Twitter  disa video anti-myslimane të postuara fillimisht nga një udhëheqëse britanike e ekstremit të djathtë, e cila është dënuar më parë për gjuhën e urrejtjes.

“Mos u përqendro tek unë, përqendrohu në terrorizmin radikal islamik,  dhe shkatërrues  që po ndodh brenda Mbretërisë së Bashkuar,” tha Trump në postimin për kryeministren britanike.

Zëdhënësi i  May tha se ishte “gabim që presidenti ta ketë bërë këtë”.

SHBA dhe Britania e Madhe janë aleatë të ngushtë dhe shpesh përshkruhen se kanë një “marrëdhënie të veçantë”. Theresa Maj ishte liderja e parë e huaj që vizitoi Trump në Shtëpinë e Bardhë

.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.