Dosja Balluku, Apeli lë në fuqi vendimin për celularët e sekuestruar
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatsë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për kqyrjen e celularëve të sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.
Vendimi i shkallës së dytë i hap rrugë hetuesve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të analizojnë përmbajtjen e pajisjeve të sekuestruara, të cilat konsiderohen prova të rëndësishme për zbardhjen e çështjes.
Ankimi i paraqitur nga kompania Senka shpk, e cila kundërshtonte vendimin e GJKKO për kontrollin e celularëve, është rrëzuar nga Apeli i Posaçëm, duke konfirmuar ligjshmërinë e procedurave të ndjekura deri më tani.
Sipas vendimit, GJKKO ka urdhëruar kqyrjen e plotë të 80 pajisjeve elektronike të sekuestruara. Ndërkohë, në vijim të hetimeve janë ushtruar edhe 20 kontrolle në banesa dhe ambiente të lidhura me familjarë dhe bashkëpunëtorë të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK synon të dokumentojë çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj dosjeje të bujshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



