E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja  e ” Bankers” që SPAK nuk guxon ta prekë
Bota

Dosja e ” Bankers” që SPAK nuk guxon ta prekë

Bosi i Europetrol Durrës Albania  Frident Kuqi transaksione të dyshimta me “Çobon e Bankersit”

Z.Dumani, Bankers e poshtëroi Shqipërinë, merre dosjen e Fierit personalisht!

 

Publikuar më: 20 Korrik 2025 | Investigim | Nga redaksia Publik.al

Një rrjet i errët lidhjesh mes oligarkëve të naftës, drejtuesve të kompanisë Bankers Petroleum dhe politikanëve të fuqishëm po mban peng një nga dosjet më të mëdha të vjedhjes dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Në qendër të këtij hetimi të deformuar ndodhet emri i Frident Kuqit, pronarit të kompanisë “Elda”, i cili rezulton i përfshirë në mënyrë të tërthortë në aferën 5.5 miliardë lekëshe të abuzimit me pasuritë nëntokësore të shtetit shqiptar nga Bankers Petroleum.

Paratë e pista që lëvizin pas largimit të  Leonidha Çobos nga Bankers

Sipas dosjes  që ka siguruar Publik.al, dokumente të Prokurorisë së Fierit   tregojnë se kompani nën kontrollin e Frident Kuqit kanë realizuar transaksione të dyshimta me subjektet e Leonidha Çobës, ish-administrator i Bankers Petroleum, i denoncuar për vjedhjen e rreth 100 milionë eurove përmes faturimeve fiktive dhe mashtrimeve të sofistikuara.

Çoba, pasi u përzë nga Bankers në vitin 2019, vijoi aktivitetin e tij përmes disa firmave fantazmë  pa punonjës, pa zyrë, pa veprimtari reale të cilat filluan të lëshonin fatura të fryra për shërbime që nuk ekzistonin. Marrësit kryesorë të këtyre “shërbimeve”? Kompanitë e Frident Kuqit.

Kush është Frident Kuqi? Nga pengmarrjet, te tregtia me oligarkët e naftës

Kuqi është një emër që shfaqet shpesh në skena të errëta. Me precedentë penalë dhe akuza për pengmarrje, ai është raportuar më herët si burim i informacionit në Ambasadën Amerikane për lidhjet korruptive mes Sali Berishës dhe Rezart Taçit.

Pse nuk reagon SPAK? A po mbyllet dosja me urdhër politik?

Dosja e Prokurorisë së Fierit, që ka mbetur larg kompetencës së Prokurorisë Speciale SPAK, duket më shumë si një mbulim formal i një skeme të gjerë kriminale. Në asnjë nga dokumentet nuk hetohet motivi përse një person si Kuqi do të paguante qindra mijëra euro ndaj një individi që ishte përzënë nga Bankers dhe nuk përfaqësonte më asnjë institucion ligjor. Madje, firmat e Çobës nuk ekzistonin realisht. Kishim të bënim me fatura që shërbenin për të “shlyer borxhe” politike dhe për të pastruar paratë që Bankers dyshohet se ua shpërndante oligarkëve të karburanteve, në këmbim të heshtjes dhe favorizimeve.

A është kjo skema e vërtetë? Nafta e papërpunuar e shtetit  e kthyer në para për elitat

Sipas burimeve të brendshme, ka indicie serioze se gjatë drejtimit të Bankers nga Çoba, nafta e papërpunuar jashtë standardeve u është dhënë bizneseve të karburanteve në vend, të cilët e kanë shitur si naftë D1 – duke rrezikuar jo vetëm ekonominë por dhe shëndetin publik. Në këmbim, këta biznese kanë përdorur më vonë kompanitë e tyre për të “shlyer” Çobën dhe njerëzit rreth tij, duke përdorur metoda klasike të pastrimit të parave dhe falsifikimit të faturave.

Kush janë të përfshirët e tjerë në këtë dosje?

Dosja përmend emra të njohur të skenës politike dhe të biznesit:

Alket Hyseni, Besnik Mustafaj me të birin, Endri Puka, Behar Çukaj, Leonidha Çobo, Artur Çobo, Antigoni Çobo, Frident Kuqi, Ardit Kero, Flavia Capo, Kledi Xhani, Doina Goga, Anila Denaj, Baki Sinaj, Fatos Sinaj, Idajet Ismailaj etj., janë vetëm disa nga personazhet e përfshirë.

  • Behar Çukaj
  • Alket Hyseni – përfitues i 6 milionë eurove
  • Endri Puka – me 1.4 milionë euro të përfituara
  • Idajet Ismailaj
  • Artur dhe Antigoni Çobo – vëllai dhe kunata e Lonit
  • Baki dhe Fatos Sinaj, etj.

Ish – ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, me të birin Dardan Mustafaj, rezultojnë të  përfshirë në faturime fiktive me Leonidha Çobon, ish administrator i Bankers në periudhën 2010-2015. Sipas dosjes së Prokurorisë së Fierit, para se Leonidha Çobo të largohej nga Bankers në maj 2019, ka hapur subjektin ‘Leonidha Çobo’ person fizik, duke pastruar rreth 1.6 milionë euro.

Mes kompanive për të cilat Çobo  ka lëshuar fatura të dyshuara si fiktive është edhe kompania H2015 shkpk, për të cilën Çobo ka lëshuar fatura me vlerë rreth 300 mijë euro. Pronari kryesor i kompanisë H2015, me objekt shërbime konsulence, rezulton Besnik Mustafaj me 75.70 % të aksioneve, ndërsa 4.3 % të aksioneve i ka i biri Dardan Mustafaj.

Të gjitha këto transaksione përbëjnë sipas ligjit penal vepra të rënda si: korrupsion i nivelit të lartë, pastrim parash dhe krijim i grupit të strukturuar kriminal, të cilat janë në kompetencë ekskluzive të SPAK. Por çuditërisht, SPAK nuk është bërë pjesë e hetimit.

Pse SPAK hesht? Kush e mbron Frident Kuqin dhe Leonidha Çobën?

Në vend që të zbardhë të gjithë zinxhirin e krimit, Prokuroria e Fierit e ka reduktuar këtë skemë në një çështje të thjeshtë evazioni fiskal, duke i shpëtuar përgjegjësisë penale personat kyç dhe rrjetin e vërtetë të korrupsionit që lidhet me naftën shqiptare, politikën dhe shërbimet sekrete.

Një zinxhir i gjerë korrupsioni me qendër kompaninë Bankers Petroleum, që përfshin oligarkë të naftës, zyrtarë të lartë të shtetit dhe ish-deputetë, po shpaloset në dosjen hetimore të Prokurorisë së Fierit  por çuditërisht, ende pa ndërhyrjen e SPAK. Në qendër të kësaj dosjeje që po trajtohet si “evazion fiskal” në vend të korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të parave, qëndrojnë Frident Kuqi i “Elda Oil”, Leonidha Çoba , Endri Puka dhe Alket Hyseni.

Transaksionet e dyshimta pas largimit nga Bankers

Pas largimit të detyruar nga drejtimi i Bankers në vitin 2019, Leonidha Çoba, tashmë i njohur si “Loni i 100 milionë eurove”, nisi të lëshojë fatura të fryra për shërbime fiktive nga kompani pa punonjës. Dokumentet hetimore tregojnë se kompanitë e Frident Kuqit kanë qenë nga përfituesit e këtyre “shërbimeve”, në vlera që kapin qindra mijëra euro. SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë hetim për këtë lidhje të dyshimtë, edhe pse rrethanat sugjerojnë qartë një skemë të pastrimit të parave në favor të bosëve të naftës.

Endri Puka  nga drejtues i Albpetrol te “konsulenti” milioner

Rasti i Endri Pukës është një tjetër dëshmi flagrante e asaj që duket si korrupsion institucional i sofistikuar. Puka, ish-drejtor i përgjithshëm i Albpetrol, është pezulluar dhe më pas shkarkuar me vendim gjykate, pasi u kap në konflikt të pastër interesi duke favorizuar shoqërinë private “Phoenix” me vendburime të naftës.

Në vend që të mbikëqyrte me përgjegjësi koncesionet  ku Bankers ishte operatori kryesor  Puka dyshohet se ka negociuar në prapaskenë pagesën e 1.4 milionë eurove nga Bankers. Një vit pas shkarkimit, ai krijon kompaninë AKSENT L&BC, me objekt “këshillim dhe strategji biznesi” dhe nëpërmjet saj përfiton saktësisht 1.4 milionë euro nga Bankers – një skemë që përkon me “shpërblimin” për favorizimin e mëparshëm.

Alket Hyseni – ish-deputeti socialist me 6 milionë euro nga Bankers

Jo më pak shqetësues është rasti i Alket Hysenit, ish-deputet socialist (2017–2021) dhe më herët drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave. Dokumentet tregojnë se nga viti 2014 deri në 2025, Hyseni ka marrë 6 milionë euro nga Bankers përmes zyrës ligjore H&A Law Firm, të themeluar nga i ati pensionist dhe drejtuar më vonë nga kunati i tij, Idajet Çelaj.

Pas përfundimit të mandatit në 2021, Hyseni mori fillimisht 51% të aksioneve të firmës ligjore në tetor 2022, dhe më pas 100% në vitin 2024. Një lëvizje e maturuar që konfirmon përfshirjen e tij në planifikimin dhe përfitimin gradual të të ardhurave të dyshimta nga Bankers. Më herët, Hyseni kishte udhëhequr edhe task-forcën e qeverisë për pronat në jug, ndërkohë që zyra e tij është përmendur në zhvatje prone në bregdet.

Akuzat ndaj tij janë të rënda: në vend që të denonconte në Prokurori pastrimin e parave të Bankers që kishte konstatuar si drejtor, Hyseni dyshohet se hyri në pazar me kompaninë, duke përfituar miliona euro përmes një skeme që përfshin nepotizëm, favorizim dhe zhdukje të gjurmëve.

Në çdo vend normal, një dosje me kaq shumë indicie për korrupsion, pastrim parash, abuzim me fondet publike dhe krijim të një grupi të strukturuar kriminal do të ishte tashmë në duart e Prokurorisë Speciale. Por në Shqipëri, kjo dosje mbahet me dhëmbë nga Prokuroria e Fierit dhe reduktohet në një çështje “evazioni fiskal”.

Pyetja që ngrihet me forcë është: Çfarë po pret SPAK për ta marrë këtë dosje nën hetim?

  • A janë më të fortë milionat e naftës sesa ligji?
  • Pse asnjë nga të përfshirët nuk është marrë ende në pyetje nga SPAK?
  • A është ky një tjetër rast ku drejtësia e re mbyll sytë përballë pushtetit dhe parasë?
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.