E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja e “Tan Leprit” rikthehet pas 16 vitesh ne SPAK
Lajme

Dosja e “Tan Leprit” rikthehet pas 16 vitesh ne SPAK

Lidhjet që përfliteshin publikisht prej vitesh duket se kanë hyrë në hetim vetëm përmes bisedave të një personi tjetër.

Dritan Avllaj nuk ka hyrë në vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme përmes kontratave që dyshohet se ka ndërmjetësuar, por përmes një telefoni që nuk ishte i tiji. Sipas raportimeve, BKH-ja i ka sekuestruar celularin në dosjen që lidhet me ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, pas komunikimeve të gjetura në një telefon tjetër të sekuestruar nga SPAK. SPAK nuk e ka konfirmuar zyrtarisht veprimin, dhe nuk dihet në çfarë cilësie u pyet Avllaj apo nëse i është komunikuar ndonjë akuzë.

Sipas burimeve të cituara, dyshimi është se ai ka vepruar si ndërmjetës pranë drejtuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për kontrata në HEC-e, rrugë dhe parqe fotovoltaike, ndërsa bashkëshortja e tij, Elona Goxhaj, dyshohet si një nga përfitueset.

Lidhja e Goxhajt me fotovoltaikët nuk është e re. Emri i saj është përmendur publikisht në këtë kontekst që në vitin 2024. Edhe në 2010, kur deputetja Albana Vokshi publikoi një kontratë ku Avllaj kishte 20% të aksioneve në një projekt ndërtimi, hetimi i nisur nga prokuroria u mbyll shpejt me vendim pushimi.

Nëse përfitimet ishin të dukshme në kontrata publike dhe në regjistrin e shoqërive, pse u desh telefoni i dikujt tjetër që hetimi të arrinte te ndërmjetësi?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.