E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtor Veliu pret Drejtoren e SELEC: Rezultatet e Policisë së Shtetit rritën besimin tek partnerët
Lajme

Drejtor Veliu pret Drejtoren e SELEC: Rezultatet e Policisë së Shtetit rritën besimin tek partnerët

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim Drejtoren e Përgjithshme të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), me qendër në Rumani, Snejana Maleeva.

“Të jeni të bindur që SELEC ju jep mbështetje të plotë, maksimale. Deri tani, ne kemi pasur rezultate shumë të mira. Jam e bindur që edhe në të ardhmen, sërish ju do të keni rezultate pozitive, me punën e devotshme dhe suportin tonë”, tha Maleeva.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar me të gjitha organizatat dhe policitë partnere, në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar, nëpërmjet rritjes së koordinimit ndërinstitucional, zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve hetimore, shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta ndërkombëtare, është dhe mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit, një nga objektivat e saj më strategjikë.

Jemi të vetëdijshëm se vetëm nëpërmjet vendosjes dhe ndërtimit të urave efektive të bashkëpunimit e koordinimit ndërkombëtar, do të mund të bashkojmë përpjekjet tona, për të arritur misionin tonë të rëndësishëm, për të parandaluar krimin dhe ofruar një mjedis të sigurt, për të jetuar e punuar për të gjithë qytetarët tanë”, pohoi Veliu.

Drejtorja e SELEC-ut i dorëzoi Policisë së Shtetit dy certifikata nderi, për finalizimin e dy operacioneve “Koordinimi” dhe “Alias”, të vlerësuara si më të mirat gjatë 2017-ës, për vendet e Europës Juglindore, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.