E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtoresha e Bujqësisë e dënuar një herë për “shpërdorim detyre”
Lajme

Drejtoresha e Bujqësisë e dënuar një herë për “shpërdorim detyre”

Drejtorja e Bujqësisë në Lezhë s’i ka për herë të parë prangat, korrupsion me pronat

Drejtoresha e Bujqësisë në bashkinë e Lezhës, Gjelina Bacaj,  e arrestuar përr skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun”, duket se nuk e ka për herë të parë korrupsionin me pronat dhe as arrestimin.

Dje, 58-vjeçarja Bacaj u la  me masën s eigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Lezhës, por në vitin 2013, ajo është akuzuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre” në një tjetër rast të ngjashëm: ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë dokumente false për disa shtetas sikur figuronin të patrajtuar me pronë.  Në atë kohë, Bacaj ishte zyrtare e Komunës së Shënkollit dhe ka lëshuar vërtetime për personat e tjerë, sikur ata nuk ishin trajtuar më parë me pronë nga ligji.

Vendimi për Bacajn shkruan: “Nga këqyrja e këtyre vërtetimeve, është konstatuar se ato janë nënshkruar nga Gjelina Bacaj, me cilësinë e përfaqësueses së Komunës Shënkoll dhe SH.G., me cilësinë e përfaqësuesit të SAMT Lezhë. Më tej, vërtetimet mbajnë vulën e Komunës Shënkoll dhe të Këshillit të Qarkut të Lezhës. Mbi vendimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, eksperti kriminalistik i Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë, me akt ekspertimin grafik “shkrimi e nënshkrimi”, nr. 2252, datë 27.02.2013, ka konkluduar se dorëshkrimet e plotësimeve ndërmjet teksteve në vërtetimet e lëshuara në emër të të pandehurve Z.N. dhe K.B. janë shkruar nga shtetasja Gjelina Bacaj”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.