Drejtori i bankës italiane : Po do të rris rrogat e punonjësve, fitimet 7 mld euro

Drejtori Ekzekutiv i grupit Intesa San Paolo, Carlo Messina deklaroi publikisht se do të mbështesë kërkesën e sindikatës së punonjësve të sektorit bankar për rritjen e rrogave. I pyetur nga sekretari i sindikatës së punonjësve të bankave nëse do të pranonte rritjen e pagave me 435 euro në muaj, Messina tha se Intesa nuk do të bëjë negociata për këtë çështje dhe do të pranojë kërkesat e punonjësve.  

“Me një fitim neto prej 7 miliardë eurosh, ku ta gjej kurajon une t’i shoh në sy punonjësit e mi dhe t’u them që hajde të negociojmë për masën e rritjes së rrogës,” tha Messina.

Prej javësh sindikada që përfaqëson punonjësit e bankave në në Itali ka kërkuar rritjen e pagave me 430 euro në muaj. Por kjo kërkesë ka hasur në kundërshtimin e shoqatës italiane të bankave, e cila kërkon negocimin e masës së rritjes.

Por deklarata e shefit të Intesas ka qenë një goditje e fortë për shoqatën italiane të bankave dhe veçanërisht për bankat që po rezistojnë të rrisin rrogat në masën e kërkuar nga punonjësit.

“Duke parë kushtet e vështira, që po kalojnë familjet italiane për shkak të rritjes së çmimeve, “400 euro” bëjnë diferencën për një nëpunës banke,” tha Messina. Intesa San Paolo ka më shumë se 82 mijë të punësuar në Itali.

I ardhur në krye të Intesa San Paoli në vitin 2013, Carlo Messina është një nga bankierët më me reputacion në Europë, jo vetëm për vizionin dhe aftësitë e tij manaxheriale, por edhe për karakterin human. Një muaj më parë Messina deklaroi se ishte pro rritjes së taksave mbi bankat, për sa kohë paratë do të shkonin për të ndihmuar italianët në nevojë. Edhe këtë herë nuk kishte se si të ishte ndryshe. Messina e dogji sërish shoqatën italiane të bankave, për çështjen e rrogave të punonjësve.

Publikuar nga Publik Media