E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i ri i burgut  në Vlorë, dënohet me 6 muaj burg
Publik News

Drejtori i ri i burgut në Vlorë, dënohet me 6 muaj burg

U emërua 6 ditë më parë si drejtuesi i burgut të Vlorës, ndërsa sot dënohet me 6 muaj burg.

velaj

 

 

Egon Velaj u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 6 muaj burg në një seancë të zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Trupi gjykues me prokuror Anton Pali, gjyqtare Atalanta Zeqiraj, kane dënuar Velajn me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e drejtorit të Aluiznit.

Dënimi do të konvertohet në shërbim prove.

Ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që e emëroi Velajn më 17 tetor në krye të burgut të Vlorës pak ditë më parë.

Ishte vetë ministrja Gjonaj ajo që e shkarkoi Velajn nga pozicioni i drejtorit të ALUIZNI-t në Vlorë.

“Gjithashtu bazuar në një denoncim të ardhur pranë Platformës së Bashkëqeverisjes, me objekt denoncimin e legalizimit një shtesë anësore të një pallati shumëkatësh pranë stadiumit “Flamurtari” – Vlorë, grupi i kontrollit të Task Forcës Antikorrupsion ka kryer gjatë javës së kaluar inspektim administrativ në Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t, Vlorë dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë. Në përfundim të këtij hetimi janë rekomanduar 3 masa disiplinore “Largim nga puna” për: Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Vlorë; Përgjegjësin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë; Specialistin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë”,deklaronte Gjonaj më 21 nëntor 2018.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.