E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dritarja e avionit të Ryanair shkëputet gjatë fluturimit në Selanik
Bota

Dritarja e avionit të Ryanair shkëputet gjatë fluturimit në Selanik

Një fluturim i Ryanair nga Selaniku i Greqisë drejt Memmingenit të Gjermanisë u detyrua të kthehej menjëherë pas ngritjes, pasi një dritare e avionit u zhvendos gjatë fluturimit, duke shkaktuar dekompresion në kabinë. Një pasagjer mbeti i plagosur dhe u transportua në spital.

Sipas dëshmive të pasagjerëve, avioni ishte në ajër për rreth 10 minuta kur humbi papritur rreth 2,700 metra lartësi. Ata thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë, ndërsa maskat e oksigjenit u aktivizuan dhe në kabinë u krijua një rrjedhë e fuqishme ajri.

Një shtetas serb, 61 vjeç, pësoi djegie nga fërkimi dhe, sipas dëshmitarëve, mbeti pjesërisht i nxjerrë nga dritarja deri në shpatulla, ndërsa bashkëshortja e tij dhe pasagjerë të tjerë arritën ta mbanin dhe ta tërhiqnin sërish brenda avionit. Ai u dërgua në spital në gjendje shoku, por i vetëdijshëm.

Në një deklaratë, Ryanair konfirmoi se fluturimi u kthye menjëherë në aeroportin e Selanikut pasi “një dritare pasagjeri u zhvendos gjatë fluturimit”. Sipas kompanisë, avioni u ul normalisht, pasagjerët u kthyen në terminal dhe një avion zëvendësues i transportoi drejt destinacionit disa orë më vonë.

Disa pasagjerë pretenduan se dritarja mund të jetë dëmtuar nga copa të motorit, por Ryanair nuk ka komentuar mbi këtë pretendim. Ndërkohë, autoritetet greke të sigurisë ajrore kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Ekspertët e aviacionit theksojnë se përdorimi i rripit të sigurimit ishte vendimtar për shmangien e një tragjedie më të madhe. Piloti i pensionuar Chris Brady deklaroi se, nëse pasagjeri nuk do ta kishte pasur rripin e lidhur, pasojat mund të kishin qenë fatale./BBC

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.