Drogë, armë e municione, 10 të arrestuar në Gjirokastër
Pas një hetimi të gjatë dhe me metoda speciale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin Operacional, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariateve nën DVP Gjirokastër, finalizoi fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Andromeda”, që u fokusua në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë tetë shtetas:
-
M. Ll., 18 vjeç
-
K. R., 23 vjeç
-
M. R., 20 vjeç
-
D. A., 30 vjeç
-
A. P., 52 vjeç
-
A. M., 21 vjeç
-
A. C., 35 vjeç
-
M. N., 30 vjeç (arrestuar më 26.11.2025)
Të gjithë janë banues në Gjirokastër.
Gjithashtu, është ekzekutuar urdhri i prokurorisë për ndalimin e shtetasve: D. R., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe Xh. G., 22 vjeç, banues në Tepelenë.
Hetimet kanë treguar se shtetasit e arrestuar shisnin Kokainë dhe Cannabis në Gjirokastër.
Gjetjet nga kontrollet e banesave:
-
Tek A. C. u gjetën një armë gjahu, një pistoletë sportive, një armë e ftohtë (thikë) dhe disa fishekë gjuetie, të cilat posedoheshin pa leje.
-
Tek A. P. u gjet Cannabis, si dhe 3,970 paketa cigare të dyshuara të kontrabanduara, pa pullë fiskale.
-
Tek D. A. u gjet 1 kg e 05 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
-
Tek të tjerët u gjetën doza kokaine dhe cannabis, dy palë targa, një aparat metal-kërkues dhe 4,850 euro të dyshuara si të përfituara nga shitja e drogës.
Në kuadër të operacionit nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-
K. M., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi iu gjet një sasi e vogël kokaine.
-
E. Sh., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, për moskallëzim të posedimit të drogës nga K. M.
-
A. B., 58 vjeç, banues në Lazarat, pasi iu gjetën disa fishekë gjuetie gjatë kontrollit të banesës.
Të gjitha materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



