E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/ Bie në pranga kryekomisari i Trafiqeve
Lajme

Durrës/ Bie në pranga kryekomisari i Trafiqeve

I kërkoi 20 mijë € pronarit të lokalit të striptizmit që ta linte të qetë

Mbrëmjen e sotme është vënë në pranga Gëzim Preçi, Shefi Sektorit kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit, pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet me dije se Preçi duket përdorur detyrën, i ka kërkuar pronarit të një biznesi në Durrës, një lokal nate striptizmi, që t’i jepte 20 mijë euro, në mënyre që ta linte që të punonte.

Në fillim, Preçi organizoi disa kontrolle pa bazë dhe kur nuk u gjet asgjë e paligjshme pretendonte se biznesi kishte punonjës të pa siguruar, gjë që nuk është në kompetencë të tij për ta kontrolluar.

Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe Preçi u arrestua në flagrancë, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan në vendin ku do të bëhej pagesa prej 10 mijë eurosh.

Ndërkohë hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.