Durrës Marina/ Alabar rrezikon statusin e Investitorit Strategjik
Elira Kokona nis mbikëqyrjen e projektit 2 miliard euro të zhytur në Durrës
Nga Korporata e Investimeve tek mbikëqyrja e Alabarit, Elira Kokona. Pas denoncimeve në media dhe skandalit të dokumentuar dhe pranuar edhe nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Durrës Marina rrezikon edhe statusin e Investitorit Strategjik.
Ky status u është dhënë atyre 5 vite më parë, në dhjetor të vitit 2021, teksa ka një afat vlefshmërie për 7 vite dhe kushte për të investuar para dhe punësuar një numër të lartë personash.
Por pesë vite nga nisja e këtij projekti dhe investimi strategjik, aty ende s’ka nisur të ketë asnjë njësi banimi funksionale, tregtimi apo edhe pjesë të shërbimeve mbështetëse që do ta kthenin Durrës Marinën në një pikë të turizmit elitar botëror, siç thotë edhe vetë kompania në përshkrimin e saj.
“a) Vlera e investimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” (Durrës Yachts & Marina) plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë dy miliardë Euro. b) Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Marina & Jahtet e Durrësit” (Durrës Yachts & Marina)”, për një periudhë 7 (shtatë) vjeçare. c) Projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike. Përgjatë fazës së realizimit të investimit dhe operimit, numri i personave të punësuar parashikohet të jetë 12000 (dymbëdhjetë mijë) persona.”
Ndërsa rezulton se në këtë investim, që ende ndodhet në hapat e para, është bërë pjesë edhe Korporata e Investimeve Shqiptare, këtë herë jo me aksione apo një sipërmarrje. Por vetë drejtuesja e Korporatës së Investimeve Shqiptare është bërë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës, ndërsa nga ky post është larguar Ermal Nufin, i cili është bërë tashmë ministër i Mbrojtjes.

Pak ditë më parë, bosi i këtij projekti të Alabarit, në një prononcim publik, deklaronte se u nxitua, pasi në Durrës ndërtoi shumë shpejt. Deklaratë e cila lë të kuptosh se diçka me këtë projekt s’ka shkuar apo planifikuar siç duhet.
Të dhëna të përfituara nga Qendra Kombëtare e Biznesit

Sipas Vendimit Nr. 14/6, datë 02/12/2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, u miratua statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “Marina & Jahtet e Durrësit”.
b) Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Marina & Jahtet e Durrësit” (Durrës Yachts & Marina), për një periudhë 7 (shtatë) vjeçare.
Kanë ndodhur ndryshimet e mëposhtme te Këshilli Mbikëqyrës:
Është shtuar anëtari: (“Rubin Rredhi”) nga data “10/03/2026”.
Në datën “09/03/2029”
Është larguar anëtari: (“Ermal Nufi”).
Kanë ndryshuar të dhënat për anëtarin: (“Elira Kokona”),
Kohëzgjatja nga ishte (“30/01/2023”) u bë (“01/02/2026”).
Kanë ndryshuar të dhënat për anëtarin: (“Elira Kokona”),
Kohëzgjatja deri ishte (“30/01/2026”) u bë (“31/01/2029”).
Kanë ndryshuar të dhënat për anëtarin: (“MOSTAFA MONIR MOSTAFA ELKADY”), kohëzgjatja nga ishte (“30/01/2023”) u bë (“01/02/2026”).
Kanë ndryshuar të dhënat për anëtarin: (“MOSTAFA MONIR MOSTAFA ELKADY”), kohëzgjatja deri ishte (“30/01/2026”) u bë (“31/01/2029”)./weblajm
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



