Durrës/ Plagoset me armë zjarri një person

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri në stacionin e policisë, ku ka kërkuar ndihmën e efektivëve për t’u transportuar drejt spitalit.

I plagosuri është Besmir Gorgea i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe aktualisht ndodhet në sallën e operimit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 40-vjeçari ishte në lëvizje në momentin kur është qëlluar.

Publikuar nga Publik Media