E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy persona për vepra penale
Publik News

Ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy persona për vepra penale

Është kapur në Greqi dhe është ekstraduar në Shqipëri një shtetas i akuzuar si bashkautor në kultivimin, në vitin 2022, të bimëve narkotike në Ulëz, Dibër.

Ndërkohë, policia njofton se në Itali është kapur dhe është ekstraduar një shtetas i dënuar për dhunë në familje.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri një shtetas i akuzuar si bashkautor në kultivimin, në vitin 2022, të bimëve narkotike në Ulëz, Dibër.

Ndërkohë, në Itali është kapur dhe është ekstraduar një shtetas i dënuar për dhunë në familje.

Si rezultat i koordinimit të punës informative dhe operacionale me homologët grekë, nëpërmjetstrukturave të Interpolit në Tiranë dhe në Athinë, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u kap nga policia greke shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, N. K., alias N. T., 34 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.

Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, në kuadër të operacionit “The Wanted”, në Milano, Itali, u kap shtetasi O. J., alias O. Ç., 44 vjeç, dhe u finalizua procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.