Durrësi ‘përmbytet’ nga plehrat,banorët të irrituar, djegin kazanët e mbushur me pirgje plehrash
Situata problematike me mbeturinat në qytetin bregdetar po përsëritet serish. Nga një vëzhgim që News24 bëri në shumë vendgrumbullime të plehrave kjo është panorama e lagjeve te qytetit, kazanët janë të tejmbushur.
Situata e krijuar në zemër të qytetit bregdetar si lagjja nr. 1 apo shëtitorja ‘Taulantia’ ka shqetësuar edhe turistët e shumtë që zgjedhin qytetin e Durrësit për të pushuar. Burimet zyrtare nga Ndërmarrja e Shërbimit të Pastrimit në Durrës pohuan se qyteti është në kolaps mjedisor prej tre ditësh. Në qendër kazanët janë plot, ndërsa në lagjet e brendshme të qytetit nuk janë hequr prej tre ditësh.
Ndërkohë në periferi banorët po iu vënë zjarrin mbeturinave për të shpëtuar nga era e rendë e tyre. Kështu ka ndodhur me banoret ne zonën e ish-Kënetës të cilët dogjën mbeturinat pasi temperaturat e larta shtojnë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



