E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DW:Rama e ka integruar krimin brenda qeverisë
Flash

DW:Rama e ka integruar krimin brenda qeverisë

Deutche Welle nuk ka lënë jashtë vëmendjes protestën e zhvilluar në Tiranë, më 8 maj kundër qeverisë Rama.

Përmes një video në rrjetet sociale, media gjermane ka përcjellë zërin qytetar, teksa këta të fundit kanë shpalosur argumentet se përse kërkohet dorëheqja e kabinetit Rama dhe krijimi i një qeverie transitore.

Protestuesit në Shqipëri u përpoqën të sulmonin ndërtesën e Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin e vendit, Tiranë por u përballën me ujë me presion dhe gaz lotsjellës nga ana e Policisë.

‘Jam këtu për të drejtat tona, siguria, këtu po ndodh jo diçka normale’,u shpreh një nga protestuesit pjesëmarrës në protestën kombëtarë të thirrur nga opozita.

‘Kjo lloj qeveria e ka marrë krimin dhe e ka integruar brenda qeverisë së vet’, ishte indinjata e një tjetër qytetari, i cili nuk i kishte shpëtuar dhunës policore nga uji me presion e gazi lotsjellës.

Protestat u nxitën nga një hetim për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.