Dy kamikazë hodhën veten në erë pranë Ambasadës Amerikane në Tunizi, mëngjesin e sotëm, duke plagosur pesë policë dhe një civil.
“Personeli i emergjencës ka raportuar për një shpërthim ngjitur me Ambasadën Amerikane. Ju lutem shmangni këtë zonë dhe kontrolloni mediat lokale për të lajmet e fundit”, shkruan ambasada në Twitter.
Emergency personnel are responding to an explosion that occurred near the U.S. Embassy in Tunis. Please avoid the area and monitor local media for updates.
Ministria e Brendshme tuniziane tha në një deklaratë se dy personat e shpërthyen eksplozivin rreth orës 11:00, me orën lokale. Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë akt.




