Dy të arrestuar në Dobraç dhe Fushë Kuqe!
Ervin Merlika dhe Fred Xhixha
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Departamentit të Policisë Kriminale ka zhvilluar gjatë natës një operacion të gjerë policor në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes.
Burime zyrtare bëjnë me dije se aksioni është shtrirë në disa banesa dhe ambiente të dyshuara, ku janë kryer kontrolle intensive.
Kuqe janë arrestuar dy persona, identifikuar si Ervin Merlika dhe Fred Xhixha. Arrestimet u kryen pas kontrolleve të imtësishme në banesat e tyre, ku policia dyshon se kishin armë pa leje.
Në qytetin e Shkodrës RENEA ka ushtruar kontroll në banesën e Eljo Hatos dhe në disa shtëpi në lagjen “Dobraç”.
Në të dy operacionet, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe po vijojnë kontrollin e zonave për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.
Policia bëri me dije se këto veprime janë pjesë e një serie masash të ndërmarra për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale në zonat e veriut të vendit. Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në orët në vijim.
Operacioni është pjesë e hetimeve të SPAK për goditjen e grupeve kriminale dhe veprimtarive të paligjshme, ndërsa pritet që në orët në vijim autoritetet të japin më shumë detaje mbi akuzat konkrete dhe objektin e plotë të aksionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



